Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike Jens Stoltenberg, pas takimit të së mërkurës të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, ka kontaktuar me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, të cilëve iu ka bërë thirrje për qetësi dhe që t’i shmangin veprimet provokative të dyja palëve.
Por këto dy palë nuk janë trajtuar barabartë nga Stoltenberg.
Ai i është drejtuar Vuçiqit me “President” ndërkaq kryeministrit kosovar, Haradinaj, i drejtohet vetëm me “Zotëri”.
Për deputetin e NISMA-s, Milaim Zeka, kjo deklarata e sekretarit më shumë është lapsus, pasi që sipas tij një person që vjen nga Norvegjia nuk ka arsye të mos e njohë kryeministrinë e Kosovës.
“Unë e komentoj vetëm si lapsus përderisa ai vjen nga Norvegjia dhe shteti i saj e ka njohur Kosovën. Formimi i ushtrisë me rendësi është me kanë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mesazhet publike janë shpeshherë ndryshe me ato që jepen privatisht sepse nuk bon mi rëndu relacionet e NATO-s me Serbinë dhe për mu është krejt okej”.
E lidhur me deklaratat e fundit për formimin e ushtrisë, Zeka ka shtuar se e rëndësishme është që formimin e ushtrisë po e përkrahin SHBA-të.
“Do të ishte keq sikur Shtetet e Bashkuara të Amerikës me na thanë mos e boni ushtrinë. Mu më shumë më bën përshtypje deklarata e ambasadorit norvegjez se sa e Sekretarit. Një shtet i pavarur duhet ta ketë ushtrinë dhe kjo është e pashmangshme”.
Kujtojmë se sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka thënë se nisma për themelimin e Ushtrisë së Kosovës është në kundërshtim me rekomandimet e NATO-s, dhe se një veprim i tillë mund të ketë pasoja të rënda për rrugën euroatlantike të Republikës së Kosovës. /V.Selimi/Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...