Cristiano Ronaldo duhej ta kishte fituar Topin e Artë këtë vit para Luka Modricit.
Kjo është pikëpamja e legjendës së Barcelonës, Rivaldo, transmeton portali arbresh.info.
Luka Modric fitoi çmimin e madh për këtë vit duke i dhënë fund dhjetë viteve radhazi dominim nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Messi çuditërisht ishte në pozitën e pestë duke ngjallur kështu trazira te analistët dhe tifozët. Por, Rivaldo beson se Ronaldo bëri mjaftueshëm për të fituar për të gjashtën herë çmimin “Lojtari i Vitit”.
“Është gjithmonë e vështirë të japësh mendimin rreth kësaj çështje”, ka thënë Rivaldo për ‘Betfair’, transmeton portali arbresh.info.
“Luka Modric ka pasur një sezon të mrekullueshëm në vitin 2018 duke fituar trofeun e Ligës së Kampionëve si dhe duke i ndihmuar Kroacisë të jetë në finalen e Kampionatit Botëror, por në rast se unë do të zgjedhja, unë do të votoja për Ronaldon”
“Portugezi shënoi shumë gola sezonin e kaluar duke fituar Ligën e Kampionëve si dhe duke shënuar një gol sensacional kundër Juventusit larg shtëpisë”
“Ai tregoi gjithashtu vlerën e tij në Kampionatin Botëror duke shënuar katër herë, përfshirë një hat-trick kundër Spanjës, prandaj unë besoj që ai e meriton çmimin më shumë se çdo kush tjetër”
Rivaldo ishte një lojtar legjendar dhe ka fituar Kampionatin Botëror në vitin 2002 me Brazilin si dhe ka shënuar 130 gola brenda pesë sezoneve te Barcelona./arbresh.info/
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...