Investimet qindra mlionëshe ishin temat e diskutimit gjatë takimeve që ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka zhvilloi me investitorë potencial, ministra e përfaqësues të bizneseve gjatë vizitës zyrtare Slloveni.
Kreu i MZHE-së, Valdrin Lluka, po qëndron në qytetin e Lubjanës, ku po mban takime të ndryshme për t’i shikuar mundësitë e investimeve në fushën e ujërave, mbeturinave, energjisë dhe agrobiznesit.
“Gjatë takimit me menaxhmentin e Bankës shtetërore eksportuese të Sllovenisë, SID BANK, Lluka ka diskutuar futjen e kapitalit slloven në Kosovë në fushën e ujërave, energjisë, mbeturinave dhe agrobiznesit. SID Bank ka paraprovuar kërkesën për financimin e investimeve në vlerë prej rreth 200 milionë EUR në fushën e ujërave dhe agrobiznesit, si dhe janë të gatshëm të konsiderojnë edhe projekte tjera në fushën e ambientit, siç janë trajtimi i ujërave të zeza për komuna deri në 30,000 banorë”, thuhet në komunikatën e MZHE-së.
Po ashtu ministri Lluka është takuar edhe me stafin menaxhues të kompanisë InterEnergo e cila ka investuar rreth 60 milionë euro në Kosovë duke ndërtuar 4 hidrocentrale të cilat janë aktive dhe prodhojnë rreth 35 mwh energji elektrike.
Kjo kompani ka shprehur gjithashtu interesimin për zgjerim pasi që, sipas drejtorit të përgjithshëm Anton Papež, janë të kënaqur me shërbimin dhe trajtimin që po ju bëhet në Kosovë.
Në takimin me ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë, Zdravko Počivalšek, ministri Lluka e njoftoi homologun e tij rreth potencialeve që ofron Kosova, me fokus në sektorin energjetik ku pritet të investohen rreth 3 miliardë euro në 10 vitet e ardhshme, ashtu siç parashihet me strategjinë për energji që është aprovuar këtë vit nga parlamenti i Republikës së Kosovës.
Për më tepër, ministri Lluka paraqiti edhe potencialet në sektorin e ujërave në veçanti menaxhimin e ujërave siç janë krijimi i rezervuarve, trajtimin e ujërave të zeza dhe instalimi i orëmatësve digjital.
Gjithashtu, ministrat u pajtuan që një delegacion me biznese nga Sllovenia, që kanë fokus industritë e energjisë, minierave dhe ujërave, të shoqëruar me Počivalšek, të vizitojnë Kosovën dhe ti shohin këto potenciale nga afër.
Në kuadër të këtij delegacioni ishte edhe Ministri i Bujqësisë, Shukri Maxhuni ku se bashku me Ministrin Lluka, takuan Sekretaren e Shtetit të Ministrisë së Bujqësisë, Tanja Strniša ku diskutuan rreth platformës agrare e cila ka për qëllim angazhimin e të gjithë fermerëve në Kosovë, të cilët prodhojnë produkte bazë ushqimore se do të kenë shitje të garantuar nga një sistem i organizuar që merret me përpunimin, asortimin, paketimin dhe shitjen e produkteve, duke krijuar mundësi fermerëve Individual të zhvillohen përmes qasjes në financa nga po i njëjti mekanizëm. Platforma Agrare është bazë për zhvillim të mirëfilltë të sektorit të bujqësisë.
Ministri Lluka përfundoj vizitën duke vizituar fabrikën Iskra Emeco, ku u prit nga ekzekutivi dhe pronari i kësaj kompanie, Ahmed Elsewedy, kryeshefi Luis Goncalves dhe anëtari i bordit, Dieter Brunner.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte