Alessandro Del Piero deklaron se Interi është “rivali më i madh” i Juventusit, por paralajmëron se “kur Bianconerët dëshirojnë të fitojnë, ata e bëjnë këtë”.
Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit zhvillohet sonte (e premte) derisa 11 pikë i ndajnë të gjigantët e futbollit italian, transmeton portali arbresh.info.
“Ky ishte një rivalitet madhështor që unë e kam përjetuar”, ka thënë ish sulmuesi i Italisë për ‘Gazzetta dello Sport’. “Këtu është gjithashtu edhe Milani, sigurisht, por përballjet me Interin ishin më shumë intensive për shumë arsye”
“E kam thënë për shumë vite që Interi është rivali më i madh i Juves. Klubi është solid, trajneri e di që Serie A dhe skuadra janë valide”
“Megjithatë, është e qartë se vetëm Juventusi mund të humb titullin. Liga e Kampionëve është më shumë se një objektiv, Juventusi ka shfaqur se kur ata duan të fitojnë, ata e bëjnë këtë”
Takimi mes dy gjigantëve fillon në ora 20:30./arbresh.info/
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...