Google ADS

Mbyllet për 10 ditë magjistralja Kaçanik – Hani Elezit

14:56 | 7 Dhjetor 2018
V. S.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se magjistralja Kaçanik – Hani Elezit do të mbyllet që nga e shtuna deri më 18 dhjetor për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407.

Sipas ministrisë mbyllja do të jetë ditore nga ora 07:00 deri në orën 17:00.

“Ministria e Infrastrukturës, njofton publikun e gjerë se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407  dhe për sigurinë publike, mbyllja e paralajmëruar e rrugës nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit) prej ditës së  nesërme, e shtunë, 8 dhjetor 2018 do të vazhdojë  të mbetet e mbyllur deri të martën, më 18 dhjetor 2018 , me mbyllje ditore nga ora 07:00 – 17:00”, është thënë në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme