Në debatin e sotëm publik për ndryshimet kushtetuese, i cili është i treti me radhë, kanë marrë pjesë ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani.
Dimitrov në fjalimin e tij tha se dëmin më të madh nga moszgjidhja e kontestit me Greqinë e ka pasur Maqedonia. Sipas tij, shtetet tjera si SHBA, Rusia, Gjermania, por edhe Greqia nuk kanë pasur asnjë dëm nga kontesti i emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dimitrov ka thënë se Maqedonia akoma nuk është anëtare e NATO-s dhe se është interes i saj që çështja e emrit të merr fund dhe të zgjidhet.
“Duam ta përmbyllim kapitullin e identitetit, NATO-s dhe BE-së. Këto janë tre qëllim që dëshirojmë t’i arrijmë”, tha Dimitrov në debatin e sotëm i cili u organizua në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
Ai gjithashtu foli edhe për një pjesë të amendamenteve, për të cilat tha se disa propozime mund të bëhen pjesë e amendamenteve dhe duhet të dëgjohen në debat.
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS