BQK-ja, MPB-ja, Policia e Kosovës dhe Shoqata e Bankave diskutojnë lidhur me sigurimin fizik të sektorit bankar

13:31 | 7 Dhjetor 2018
A. B.

Me ftesë të Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti është mbajtur takimi me ministrin e Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, drejtorin e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës Riza Shillova, anëtarin e Bordit të Shoqatës së Bankave Orcun Ozdemir dhe drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.

Në këtë takim u diskutua për shqetësimet rreth dukurisë së plaçkitjes së bankave në Kosovë.

Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse në këtë takim shprehën gatishmërinë për të ndërmarrë masat e nevojshme, me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë në sektorin bankar dhe u dakorduan që të rrisin bashkëpunimin ndërinstitucional për të adresuar këto sfida.

Të ngjashme