Francezi legjendar, Jean Todt, ka fituar çmim për arritjet gjatë gjithë jetës së tij, falë sukseseve të shënuara me Ferrarin në Formula 1 gjatë viteve 1999-2004, kur pjesë e këtij ekipi ishte Michael Schumacher.
Pas tërheqjes së këtij çmimi, 72 vjeçari nuk ka lënë pa përmendur edhe Michael Schumacher, njeriun kyç të sukseseve të tij, i cili është shtatë herë kampion në Formula 1.
“E vizitoj dy herë në muaj”, tha fillimisht Tod, përcjell ‘lajmi.net’.
“E dua atë si familjen time, do të doja që situata të ishte ndryshe”, shtoi francezi, që në njëfarë mënyre zbuloi se gjendja e Schumacher vazhdon të jetë e keqe.
“Koha që kam kaluar me Michale do të kujtohet si më e mira e jetës sime”.
Michael Schumacher vazhdon të mbetet në gjendje kome që nga aksidenti që kishte pësuar në dhjetor të vitit 2013 derisa po skijonte në Alpet e Francës.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele