Driton Selmanaj: Buxheti i vitit 2019, buxhet elektoral e jo zhvillimor

11:39 | 7 Dhjetor 2018
V. S.

Driton Selmanaj, deputete i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar ndarjen e buxhetit për vitin 20189.

Në seancën plenare e cila po mbahet në këto momente e ku pikë e rendit të ditës është buxheti për vitin 2019, Selmanaj e ka quajtur buxhet elektoral e jo zhvillimor për Kosovën.

“ Qeveria ka marruar vendime pa parashikuara buxhetin. 1 e 3 e buxhetit mund te shfrytëzohet në funksion të votave dhe normalisht që s’mund të thajmë tjetër përpos që ky buxhet është për fushat elektoralë dhe jo zhvillim ekonomik. Rritja e buxhetit prej 6 % nuk ka gjasa të sjell përmirësime në Kosovë. Nëse ky buxhet nuk parasheh për rritjen e stafit në gjyqësor shtrohet pyetja se efektive do të jetë drejtësia në Kosovë. Përkundër deklarimeve publike realiteti do të jetë ndryshe në Drejtësi”.

Ai ka dhënë kritika edhe ne ndarjen e buxhetit për  sektorët e tjerë, ndërsa ka shtuar se vota pro do te ishte e pakuptimte karshi këtij buxheti./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/280582775930321/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme