Superylli i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, ka dhënë një intervistë të gjatë për edicionin gjerman të Goal.
Anësori fantastik i cili është një prej figurave kryesore ofensive të ekipit përfaqësues të Kosovës ka folur për Kosovën në intervistën e fundit të tij për Goal, edicioni gjerman.
Ai pranoi se është rritur në një mjedis gjerman dhe luajti për përfaqësuesen e Gjermanisë (grupmoshat e reja), por se tash ndihet shumë krenar që luan për Kosovën.
“Unë dhe motra ime jemi rritur me dy gjuhë, për këtë arsye i njohim të dy kulturat. Prindërit e mi kanë ardhur si të rinj në Gjermani dhe nuk e kanë zotëruar mirë gjermanishten, por kanë dhënë gjithçka që unë shpejt të integrohem. Edhe pse kam luajtur në rini për përfaqësuesen e Gjermanisë, unë identifikohem plotësisht me Kosovën dhe më bën pafund krenar që përfaqësoj këtë vend”, u shpreh Avdijaj, transmeton Telegrafi.
Ai pranoi se kushtet për futboll në Kosovë janë të këqija, aq shumë sa që ka pasur raste në stërvitje me kombëtaren ka pasur edhe lopë në prani të fushës.
“Besar Halimi ka më shumë kohë dhe është më kompetent për të folur për historitë e çmendura (qesh). Se lopët pëlqejnë të hanë barin e fushave të stërvitjeve, këtë mund ta konfirmoj (qesh). Për shkak se shumica e fushave janë në gjendje të keqe, ne udhëtojmë nga dy orë deri në fushën më të mirë për të stërvitur. Kur kam shkuar për herë të parë jam shokuar, sepse edhe vendi më i mirë i mundshëm ishte i tmerrshëm”, theksoi ylli i Kosovës.
Avdijaj më pas foli edhe për domethënien që ka futbolli në Kosovë, ku përmendi faktin se varfëria është e madhe në vendin tonë, teksa vlerësoi lart dashurinë për këtë sport.
“Në Kosovë nuk shkojnë gjërat aq mirë, ashtu si do të duhej të shkonin, ka shumë varfëri. Bashkë me prindërit e mi përkrah financiarisht çdo muaj nga 100 familje, fëmijë bonjakë dhe njerëz me aftësi të veçanta të cilët kanë mungesë të gjërave elementare”.
“Për shumë në Kosovë futbolli është gjithçka dhe e bën popullin pafund krenar kur ne fitojmë. Biletat për ndeshjen e fundit në shtëpi në Ligën e Kombeve u shitën pas 32 minutave. Kërkesat ishin aq të mëdha sa që nuk kishte bileta as për familjarët tanë”, rrëfeu mes tjerash Avdijaj.
Donis Avdijaj ishte i shkëlqyer për Kosovën, sidomos ndaj Maltës, ku ai edhe gjeti golin.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...