Frashër Krasniqi i reagon Vetëvendosjes, i quan “patericë” të Isa Mustafës

23:21 | 6 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Deputeti i Partisë Socialdemokrate ka reaguar në Facebook ndaj ish-partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai e ka quajtur Vetëvendosjen “patericë” të Isa Mustafës.

Krasniqi është shprehur se Vetëvendosja i ka thënë LDK-së se ata që ia sulmuan shtëpinë kanë kaluar në PSD.

Ky është postimi i tij i plotë:

WOW!!

VV i paska thënë LDK-së se ata që ia sulmuan Isa Mustafës shtëpinë me koktej molotovi kanë kaluar në PSD.

Bash kisha pas qef me e ditë qysh janë tu u ndi sot aktivistët e VV-së (që janë ende në VV) e që morën pjesë në protestat kundër Isa Mustafës.

Pozicion fort i rëndë dhe i përulur i VV-së. Qenka në gjendje me e mohu të kaluarën e vetë, për me e fitu simpatinë e Isa Mustafës – të cilin, kurrë mos të harrojmë, e quante argat të Serbisë.

Qe kush është patericë. Patericë e Isa Mustafës!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme