Politikani shqiptar dhe ish deputeti i Deklaratës së 2 Korrikut, Milazim Vitia, ka ndërruar sot jetë në moshën 60 vjeçare, pas një sëmundje të shkurtë.
Ai ishte delegat i Kuvendit të Kosovës të Deklaratës së 2 Korrikut dhe shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut 1990.
Vitia ka lindur më 25 maj 1958 në Viti të Marecit. Deri para çlirimit të Kosovës ai qëndroi në Gjermani si i përndjekur politik. Gjatë qëndrimit në Gjermani ai është marrë me aktivitete kombëtare. Pas kthimit në Kosovë ushtroi afarizëm privat.
Pas vetes ka lënë bashkëshorten, dy djem dhe një vajzë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit të Prishtinës, Arbëri, në ora 12:00.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...