Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Kosova nuk duhet ta themelojë ushtrinë pa u koordinuar me miqtë ndërkombëtarë.
“Sekretari gjeneral i NATO-s Jens Stoltenberg e paraqet qëndrimin që ka qenë në mbledhje, që shihet se ka qenë e tensionuar. Sekretari dje edhe në telefonata është munduar ta menaxhojë situatën në mënyrë që Kosova mos të humbë. Gjithçka që është bërë në mënyrë të pakoordinuar ka dështuar. Nuk ka befasi me shtetet si SHBA, Franca por edhe NATO sepse nuk lejojnë befasi”.
“Është keq që po lëshohen mesazhe të këqija ndaj partnerëve. Nuk i ka hije vendit që të dalë jashtë koordinimit me ndërkombëtarët”, ka thënë Haziri, njofton Klan Kosova.
Haziri ka thënë se Kosovës i janë përsëritur procese të cilat nuk i ka bërë në koordinim me faktorin ndërkombëtar.
Sa i përket liberalizimit të vizave ai ka thënë se Johannes Hahn është i pari komisioner i BE-së që ka përmendur datë për liberalizim të vizave për Kosovën – vitin 2020.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...