Google ADS

Aktori i njohur Sean Penn në Stamboll për të xhiruar dokumentar për Khashoggin

22:31 | 6 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Aktori i njohur amerikan Sean Penn, i cili do të përgatitë një dokumentar në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, ka bërë xhirime përpara Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, ku është kryer vrasja, raporton Anadolu Agency (AA).

Sean Penn ka ardhur para konsullatës në Stamboll me një ekip prej dhjetë personash, në mesin e të cilëve ndodhen edhe roje. Sean Penn xhiroi për një kohë pas barrierave të policisë, kurse më pas kaloi përpara objektit të konsullatës, ku po ashtu bëri xhirime.

Aktori i njohur po i vazhdon punimet në rajon së bashku me ekipin e tij.

Khashoggi, gazetar dhe kolumnist saudit për gazetën The Washington Post, u vra pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Qeveria saudite ka ofruar sqarime të ndryshme nga njëra-tjetra në lidhje me vrasjen, duke e mohuar atë fillimisht, ndërsa më pas tha se vrasja ishte aksidentale dhe më në fund iu referua asaj si një operacion jashtë komandës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme