Google ADS

E dashura e Stresit nuk ndalet, publikon këtë foto të tij

21:34 | 6 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Arkimed Lushaj apo siç njihet për publikun Stresi, tash e një kohë gjendet prapa grilave të burgut të Fushë Krujës.

Reperi nga Shqipëria, ishte arrestuar për arsyen e armëmbajtjes pa leje si dhe bashkëpunimit me një grup kriminal, shkruan lajmi.net.

Meqë sonte mbahet nata e dytë e festivalit “Kënga Magjike”, Stresi ishte prezantuar me projektin “Të du Mam”, por për shkak të rrethanave nuk është për të performuar.

Mungesën e tij duket se më së shumti po e ndien e dashura e reperit, Keisi e cila ndau me ndjekësit një foto të Stresit.

“Të haj zemrën, shpirti im je ti”, shkruan Keisi në imazhin e hedhur në Instastory.

Pavarësisht të gjithave, Keisi nuk ngurron të shpreh dashurinë e madhe që ka ndaj reperit shqiptar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme