Mbas ‘sherrit’ në rrjete sociale, Majk merr një vendim

20:52 | 6 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Ka disa ditë që në mediat rozë po komentohet shumë sherri mes reperit Majk dhe Majlinda Zekës.

E gjithë kjo nisi mbi një koment të reperit i cili shkruante:

Djalin tim nuk ma le ta shoh nëna e vet vetëm sepse jemi ndarë, ti smund ta dish çfarë kam në zëmër e sa du ta kem afër’.

Koment të cilit Majlinda iu përgjigj:

‘U përgjigje para komentuesve por si do të përgjigjesh ndërgjegjes tënde ose kur djali të rritet e të pyet për të gjithë këto drama që do mbesin dëshmia më e mirë në internet?Ndoshta dhe atëherë fajin do e adresosh te unë,por shpresoj që të troket ndergjegja një ditë e për hir të gjakut tënd e asgjë më shumë, të mos i krijosh fëmiut tënd pa rahati në fëmijërinë e tij’ shkruante Majlinda.

Por pas komenteve dhe zhurmës së madhe Majk ka vendosur  ta mbyll çështjen me një falenderim për ato që e mbështeten moralisht dhe është fokusuar tek karriera muzikore, duke publikuar foton e radhës ku njofton se këtë të shtunë do të performojë më Kidën,në Gjakovë.

https://www.instagram.com/p/BrARrqxAQ0p/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme