Pse 30-vjeçaret moderne sot duken më të reja se ato në të kaluarën

20:54 | 6 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Në të kaluarën, një vajzë 30 vjeçe konsiderohej një zonjushë e rritur dhe dukej si e tillë. Ishte shumë e lehtë për të dalluar një vajzë 20 vjeçe nga një tjetër 10 vite më e madhe se ajo. Mirëpo, sot një vajzë mund të na shokojë kur të na e tregojë pasaportën e saj, kur shikojmë moshën: 30 vjeçe dhe ajo duket fiks si një 20-vjeçare. Pse ndodh kjo gjë?

Shkenca tregon se mosha mesatare fillon tek të 35-tat dhe nëse ju jeni 30 vjeçe ju jeni zyrtarisht një vajzë e re. Bright Side ka studiuar këto teori misterioze të moshës dhe ka kërkuar të kuptojë pse vajzat moderne sot duken shumë ndryshe nga ato në të kaluarën:

Ato e kuptojnë moshën në forma të ndryshme

Vajzat në të shkuarën dëgjonin se kur vajzat bëheshin 30 vjeçe, bukuria e tyre venitej. Ishte fundi i lumturisë dhe argëtimit. Por sot gjërat kanë ndryshuar: vajzat nuk shqetësohen për moshën dhe nëse ato ndihen të reja në shpirt e reflektojnë edhe në pamje.

Ato kanë lirinë e zgjedhjes

Në të kaluarën, kur një vajzë ishte vetëm 25 vjeçe, ajo hiqte dorë nga veshjet me ngjyra të ndezura, pantallonat e shkurtra sepse mendonte ishte e “vjetër” për t’i veshur ato. Në ditët e sotme, një vajzë 30 vjeçe mund të veshë rroba të ndezura, xhinse të grisuara dhe mund t’i lyej flokët në çdo ngjyrë. Një stil i tillë i ndihmon ato të duken më të reja dhe më të freskëta.

Ato kishin një qasje tjetër ndaj produkteve kozmetike

30-vjeçaret e së shkuarës, nuk ishin si sot blogere bukurie dhe zgjedhja e kozmetikës ishte e kufizuar. Mirëpo, në 15 vitet e fundit kozmetika ka ndryshuar në mënyrë drastike dhe sot vajzat grimohen edhe kur shkojnë në punë, pra nuk kanë nevojë për një event të rëndësishëm për t’u lyer.

Ato e kanë gjetur stilin e tyre

Të bërit shopping në ditët e sotme është për kënaqësi. Për të gjitha ato vajza që ju pëlqen të kalojnë kohë duke bërë pazar, ka aq shumë qendra tregtare ku mund të blejnë çfarë të duan. Një zgjedhje e madhe e produkteve na lejon të eksperimentojmë dhe të kërkojmë stilin tonë, të veshin rroba origjinale dhe t’i kombinojmë ato në një mënyrë interesante.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme