Ekspozimi ndaj metaleve të rënda, na vendos çdo ditë në rrezik, e përdorimi i deodorantëve rrit këtë mundësi.
Të paktën kështu besohet prej kohësh, ndonëse ky lajm ende nuk ka asnjë bazë shkencore. Nëse prej kohësh keni ndërruar deodorantin me alumin e të tjera metale , me një deodorant natyral, ka ardhur koha të mësoni disa gjëra rreth këtij produkti.
Jo të gjitha formulat funksionojnë njësoj për të gjithë.
Edhe deodorantët natyralë mund të shkaktojnë irritim të lëkurës, kjo do të thotë se ju mund të jeni të ndjeshëm ndaj përbërësve të tij (kryesisht mentës, livandës dhe vajit të pemës së çajit)
Deodoranti natyral nuk është i njëjtë si antidjersa! Nëse alumini tek produkti i fundit përthithet nga lëkura dhe parandalon djersitjen, vajrat esencialë dhe mineralet tek deodorantët natyralë nuk veprojnë në këtë mënyrë. Ato thjesht neutralizojnë erën e keqe për shumë pak orë në krahasim me antidjersat normale.
Gjithashtu nuk duhet të përpiqeni të neutralizoni aromën e trupit me sodë buke, pasi kjo e fundit ka pH të ndryshëm nga lëkura juaj, gjë që mund të prishë barrierën mbrojtëse të lëkurës. Megjithëse shumë vajra esenciale kanë veti antibakteriale, për të vepruar si të tillë duhet të aplikohen në përqendrime të larta në lëkurën tuaj .Kjo do të thotë se ju duhet t’i aplikoni disa herë gjatë ditës! Sipas dermatologëve një zgjedhje e tillë nuk është më e leverdishme, por është thjesht çështje marketingu e kompanive të mëdha të produkteve kozmetike.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...