Dy avionë të marinës amerikane përplasen me njëri-tjetrin

20:08 | 6 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi është duke vazhduar në Japoni për pesë marinsat e zhdukur amerikanë, pasi dy avionë me shtatë persona në bord u përplasen dhe u rrëzuan në det.

Një marins është shpëtuar dhe ishte në gjendje të mirë, kurse tjetri është deklaruar i vdekur, thuhet në deklaratën e marinës amerikane, transmeton portali arbresh.info.

Aeroplanët e përfshirë ishin një KC-130 dhe një F/A-18 me bazë në Iwakuni në afërsi të Hiroshimës, jugperëndim të Japonisë.

Mediat amerikane thonë se ata u përplasën gjatë një ushtrimi të rimbushjes së karburanteve në ajër.

Korpusi i Marinës nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë, duke e përshkruar incidentin si një “fatkeqësi”.

Ministri japonez i Mbrojtjes Takeshi Iwaya tha se aeroplanët japonezë dhe tre anije po merrnin pjesë në operacionin e shpëtimit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme