Popullariteti i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, është zvogëluar për tre pikë brenda një muaji, duke rënë në 18 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).
Popullariteti i Macronit ka rënë gjatë protestave të fundit të lëvizjes “jelekët e verdhë” kundër rritjes së çmimeve të naftës, të cilat u shndërruan në trazira, ka treguar një anketë e firmës së hulumtimeve Yougov e realizuar për CNews dhe Huffpost.
Anketa e realizuar më 28-29 nëntor me gjashtë mijë pjesëmarrës ka treguar rënie të popullaritetit në 18 nga 21 për qind, sa ishte një muaj më parë, duke shënuar rënie në “nivelin më të ulët”.
Ndërkaq, popullariteti i presidentit francez ka rënë për shtatë pikë në dy muajt e fundit.
Përveç Macron, rënie është regjistruar edhe në popullaritetin e kryeministrit Edouard Philippe. Mbështetja për kryeministrin francez ka humbur gjashtë pikë brenda një muaji, duke rënë në 21 për qind.
Protestat e “jelekëve të verdhë”
Protestat që filluan në Francë më 17 nëntor si reagim ndaj rritjes së çmimit të karburanteve dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike, u kthyen në protestat më të dhunshme në vitet e fundit.
Protestuesit, të cilët përbëhen nga njerëz që banojnë kryesisht në zonat periferike për shkak të çmimeve të shtrenjta, kërkojnë nga presidenti francez, Emmanuel Macron, të ul taksat dhe të përmirësojë kushtet ekonomike.
Po ashtu për shkak të protestave, shumë restorante, lokale dhe dyqane në bulevardin Champs-Elysees dhe në zona të tjera u mbyllën, duke shkaktuar një dëm prej 3 deri në 4 milionë euro.
Që nga fillimi i protestave e deri tani jetën kanë humbur tre persona, janë plagosur 1.043, nga të cilët 222 forca sigurie, si dhe janë arrestuar 1.424 të tjerë.
Më herët u njoftua anulimi i rritjes së çmimeve të karburanteve për vitin 2019.
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri