Procesi i ndryshimeve kushtetuese, pajtimi dhe zbatimi i aktiviteteve të reformës të përcaktuara me Planin 18 ishin tema e takimit në Shkup nga Presidenti i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McCalister dhe Knut Fleckenstein, me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, së bashku me nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve parlamentare. Pas këtyre takimeve, Knut Fleckenstein, dha një intervistë për televizionin “Nova”.
Në pyetjen gazetareske se pas vizitës së Kuvendit të Maqedonisë a ka përshtypje se do të sigurohet 2/3 e shumicës parlamentare, Fleckenstein tha se “Kam një përshtypje pozitive. Unë besoj se të gjithë do të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre. Mendoj se ata janë të vetëdijshëm se vetëm përmes zbatimit të marrëveshjes së Prespës, Maqedonia mund të ketë një perspektivë euroatlantike. Përgjegjësia e deputetëve për të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve të Maqedonisë është e madhe dhe shpresoj që ata të jenë të vetëdijshëm për këtë”.
Për procesin e faljes dhe pajtimit ai tha se Kuvendi përmes komisionit të pajtimit duhet të ofrojë zgjidhje për të arritur këtë qëllim.
Për ekstradimin e Nikolla Gruevskit Fleckenstein tha se “Ne jemi të vetëdijshëm për situatën lidhur me rastin e dënimit të Gruevskit për korrupsion në vendin e tij. Sipas legjislacionit evropian, shteti anëtar duhet të hetojë dhe të vendosë për kërkesën për azil. Sundimi i ligjit është një parim themelor i BE-së. Ne presim që të gjitha palët e interesuara të veprojnë në përputhje me rregullat përkatëse pa asnjë politizim, gjë që nënkupton që Hungaria duhet të ekstradojë Gruevskin. Ai duhet të jetë përgjegjës për kornizën e rendit juridik të Maqedonisë.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele