Rënia e flokëve në këtë stinë është e ngjashme me rënien e gjetheve të vdekura të pemëve. Pra, edhe flokët bien, sepse përsërisin ciklin e tyre të përvitshëm (lindja e një floku të ri, rritja, faza e maturimit dhe vdekja).
Këtë proces e përshpejtojnë edhe më shumë faktorë të tjerë, si lyerja me bojëra me kimikate të ndryshme, tharja dhe krehja në temperaturë maksimale, kequshqyerja etj Më poshtë do të gjeni dy maska shumë të mira dhe mbi të gjitha natyrale që parandalojnë rënien e flokëve, ushqejnë skalpin dhe forcojnë rrënjët e flokëve.
Maskë me të verdhë veze dhe banane
Përbërësit: 1 banane e pjekur shumë mirë dhe 1 e verdhë veze. Përziejini më kujdes përbërësit deri sa të bashkohen shumë mirë dhe të formohet një masë homogjene. Aplikojeni në rrënjë dhe lëreni për 30-40 minuta. Lajini flokët me ujë të vakët.
Maskë me të verdhë veze dhe qepë
Përbërësit :1 e verdhë veze, 2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër, 1 lugë gjelle mjaltë dhe 2 lugë gjelle lëng qepe. Përziejini të gjithë përbërësit së bashku. Aplikojeni maskën në rrënjë dhe lëreni për 15 minuta. Më pas e aplikoni në pjesën tjetër të flokut dhe mbajeni për 30 minuta Në fund i lani flokët si zakonisht.
BE-ja ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë