Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde do të jetë në mungesë të shërbimeve të sulmuesit brazilian Malcom për dy javët e ardhshme.
Skuadra katalunase ka lëshuar një deklaratë sot (e enjte) duke konfirmuar që sulmuesi ka ndrydhur kyçin e këmbës së djathtë dhe pritet të jetë jashtë linjave nga 10 deri në 15 ditë, transmeton portali arbresh.info.
Lëndimi detyroi ish lojtarin e Bordeauxit të largohet nga fusha në minutat e fundit të fitores së mërkurës ndaj Cultural Leonesas.
Ai do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme në kuadër të La Ligas – Espanyolit dhe Levantes, si dhe nuk do të jetë në dispozicion as për takimin në Ligë të Kampionëve me Tottenham Hotspurin.
Mbetet të shihet nëse do të jetë në gjendje të luaj ndeshjen e fundit për këtë vit më 22 dhjetor kundër Celta Vigos në Camp Nou për shkak se gjithçka varet nga rikuperimi i tij.
Malcom u largua nga fusha i mërzitur pas lëndimit në këtë ndeshje ku 21-vjeçari shënoi një gol dhe krijoi shumë mundësi për skuadrën e tij./arbresh.info/
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë