Më 6 dhjetor 2018, Përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe të Policisë së Uellsit Jugor nga Mbretëria e Bashkuar në Drejtorinë e Përgjithshme në Prishtinë nënshkruan një Protokoll bashkëpunimi në fushën e forcimit të rolit dhe kontributit të grave në polici.
“Ky portokoll bashkëpunimi ka për qëllim bashkëpunimi në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Uellsit Jugor, në forcimin e marrëdhënieve midis policisë së të dy vendeve, të ndajnë ekspertizën reciproke, të bashkëpunojnë për të forcuar rolin dhe kontributin e grave në polici dhe për të avancuar dhe rritur aftësitë në fushën profesionale, menaxheriale dhe udhëheqëse”, thuhet në komunikatën e policisë.
Të dy palët synojnë të rrisin bashkëpunimin në mes institucioneve në fushën e trajnimit, edukimit, duke synuar shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe njohurive që synojnë intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe të tyre./Arbresh.info
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...