Stoilkovski: Buka u shtrenjtua për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë

16:45 | 6 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Nëpërmjet një konferencë për shtyp, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoikovski tha se “buka u shtrenjta, ndërsa Qeveria bëhet sikur të jetë e verbër dhe se nuk e sheh.

“Ajo që Qeveria për një qëllim është e paaftë të ballafaqohet me problemet reale, ajo që kjo qeverisje e errët nuk din se çfarë të ndërmerr në ekonomi, bujqësi me investimet, e paguan populli. Çmimet e bukës në secilin vend janë më të qëndrueshme dhe pasqyrojnë gjendjen e bujqësisë dhe ekonominë në përgjithësi”, thotë Stoilkovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, buka u shtrenjtua për shkak të masave të gabuara, mungesës së fuqisë punëtore cilësore, rritjes së çmimit të drithit në muajt e fundit për 40%. “‘Nafta e gjelbër’ që e premtuan nuk është, ndërsa çmimi i lëndës djegëse për mekanizim nga 37 denarë u rrit në 69 denarë për litër. Çmimi i drithërat formohet në bazë të çmimeve të korrjes ndërsa këtë vit para korrjeve në treg u lëshuan shumë drithë me çmimin nga 7 deri 8 denarë, dhe është importuar miell nga Serbia dhe Kosova dhe çmimi i prodhuesve të Maqedonisë mbeti i pa shpërndarë” thotë Stoilkovski.

Ai shton se kur fillon të shtrenjtohet mielli, buka, fillon të rrotullohet rrethi i shtrenjtimit të ushqimit dhe se ministria nuk duhet të reagojë por të parandalojë.

Asnjë premtim nuk është realizuar, thotë Stoilkovski, dhe se sa më gjatë e keqpërdorin shtetin me paaftësinë e tyre aq më shumë do të jetë çmimi që qytetarët e Maqedonisë do të paguajnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme