Google ADS

Tri strategji për të mbajtur mend çdo gjë që mësoni

15:50 | 6 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Mos rastësisht jeni në mesin e njerëzve të etur për njohuri, por që pavarësisht sa shumë lexojnë apo shikojnë dokumentare prapëseprapë e kanë problem t’i mbajnë mend të gjitha ato informacione?

Epo, nuk jeni të vetmit sepse kjo është një gjë shumë e zakonshme, por që fatmirësisht ka mënyra se si mund të zgjidhet, transmeton Telegrafi.

Më poshtë ju sjellim disa strategji të përpiluara nga ekspertët, të cilat ju ndihmojnë t’i mbani në mend ato që i mësoni.

Detyrojeni veten t’i rikujtoni gjërat

Pjesa më së paku argëtuese e mësimit efikas është që kërkon shumë mund. Në fakt, ekspertët thonë se kur keni vështirësi të mësoni diçka, kjo nënkupton se jeni duke mësuar më së miri – në të njëjtën mënyrë se si peshëngritja në limitin e kapacitetit tuaj ju bën më të fortë.

Është e thjeshtë, ndonëse jo e lehtë, por ju duhet ta detyroni veten ta rikujtoni një fakt.

Psikologët thonë se kur përpiqeni të mbani mend një copë informacioni, ju e pengoni procesin e harresës dhe ndihmoni që ta ruani atë informacion në tru.

Mos u bëni viktimë e rrjedhshmërisë

Kur jeni duke lexuar diçka dhe ju duket e lehtë, ju jeni duke e përjetuar atë që njihet si rrjedhshmëri.

Kjo vetëm sa ju fut në telashe!

Shembull: Jeni në aeroport dhe po përpiqeni të mbani në mend se në cilën derë duhet të futeni për të shkuar te aeroplani juaj. I shikoni monitorët terminalë – dera është B44.

Në vete mendoni, Oh, B44, sa e lehtë. Pastaj ecni tutje, e kontrolloni telefonin, dhe papritmas harroni ku jeni duke shkuar.

Alternativa e kësaj: Ju duhet ta lexoni numrin e derës apo portës. Pastaj e largoni shikimin nga monitori dhe e pyetni veten, Cila derë ishte? Nëse ju bie në mend se ishte dera B44, atëherë jeni në rregull.

Lidhni gjërat e reja me të vjetrat

Aq më shumë që mësoni, aq më shumë rriten aftësitë për të mësuar gjëra të reja, dhe aq më shumë lidhje që bëni mes kujtimeve ju vetëm sa e keni më të lehtë t’i mbani në mend më vonë.

Ja një shembull se si mund t’i lidhni informacionet e reja me të vjetrat në mënyrë që t’i mbani mend sa më lehtë: Sapo keni zbuluar për transferimin e nxehtësitë, dhe ju mjafton të mendoni për mënyrën se si një gotë e nxehtë me kafe shpërndan ngrohtësi në duart tuaja gjatë një dite të ftohtë të dimrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme