Në mënyrë që të zhvillohet një diskutim gjithëpërfshirës lidhur me hartimin e planeve të punës së asambleve komunale për vitin 2019, përfaqësues nga OSBE-ja në bashkëpunim me përfaqësues komunal nga pesë komunat regjionale atë të Mitrovicës, Skenderajt, Drenasit, Vushtrrisë dhe Podujevës kanë mbajtur një takim të përbashkët, me ç’rast kanë diskutuar më gjerësisht lidhur me mënyrat e përmirësimit të bashkëpunimit në mes të këtyre komunave.
Po ashtu të pranishmit folën edhe për përpilimin e planeve të punës së Komiteteve për Politikë dhe Financa si dhe kalendarit të mbledhjeve të këtyre trupave duke përfshirë edhe sfidat tjera të mundshme me të cilat ballafaqohen ata.
Në fjalën e tij kryesuesi i komunës së Mitrovicës, Jeton Ujkani, diskutoi më gjerësisht lidhur me procedurat e për hartimin e planit komunal për vitin e ri kalendarik. Ai më tutje ka shtuar se Kuvendi Komunal përgjatë këtij viti me përpikëri ka realizuar planin dinamik të punës dhe ka zbatuar të gjitha ligjet dhe rregulloret të cilat janë aktualisht ne fuqi.
Po ashtu gjatë këtij debati u tha se Kuvendi Komunal i Mitrovicës mund të merret si shembull për hartimin e planit të punës me ç’rast edhe nga OSBE u propozua që komunat regjionale mund të marrin për model planin e punës të KK-së në Mitrovicë në hartimin e tyre.
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...