Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Mustafa po ashtu ka thënë se për këtë nuk merr përgjegjësi askush.
Sipas tij, Bashkimi Evropian qysh në fillimin e procesit të liberalizimit nuk ishte i drejtë me Kosovën pasi që i vëri kushte që nuk i ka vënë asnjë shteti tjetër dhe se për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, të gjithë deputetët e kanë ditur nëse vonohet Kosova me ratifikim të marrëveshjes, do të prolongohet liberalizimi.
Sipas tij, vizat nuk do të hiqen as në të ardhmen pasi që siç u shpreh ai, në një Qeveri me 1/3 e ministrave me aktakuza, që merr vendime arbitrare, me 80 zëvendësministra, vizat nuk hiqen.
Postimi i plotë i Mustafës në Facebook:
Liberalizimi, Çakori e Zhlebi
Mbetëm pa përmbushje të zotimeve për liberalizim dhe mbetëm pa përmbushje të zotimeve se kufiri do të zhvendoset ne Çakor. Ndërkaq, askush nuk merr përgjegjësi.
Ishte kontestimi që ia bëri Kryetari i AAK-së, tani Kryeministër, me kauzë të rrejshme marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi që qoi që procesi i liberalizimit të mos fillojë me kohë.
Ai dhe disa shërbyes të tij, deputetë e profesorë, ngulnin këmbë se kufiri është në Zhleb dhe Çakorr dhe se Kosova po humb 8200 hektarë.
Këtë vit demarkacioni u ratifikua, e votuan 80 deputet, kufiri nuk po lëvizë, mbeti aty ku u caktua me marrëveshje, por vizat nuk u hoqën.
Do të ishte mirë që para ambasadave, ku rreshtohen e maltretohen me qindra qytetarë me nga një çantë dokumente për të marrë një vizë, t’ua vejmë fotot e atyre që me paturpësi, vetëm për të përfituar nga popullizmi, na sollën në këtë situatë.
Edhe fotografinë e Qeverisë së sotme.
BE-ja nuk ishte parimore me Kosovën, se na vëri më shumë kushte sesa vendeve të tjera, por BE-ja na informoi me kohë, në vitin 2015 dhe 2016, se nëse vonohemi me ratifikim të marrëveshjes, do të prolongohet liberalizimi.
Këtë e kanë ditur të gjithë!
Mos te kemi iluzione as në të ardhmen se me një Qeveri me 1/3 e ministrave me aktakuza, që merr vendime arbitrare, me 80 zëvendësministra, vizat nuk hiqen.
Vizat së pari duhet t’ia heqin qeverisë së tanishme për ta quar në shtëpi, e pastaj t’ia heqin vetvetes duke e zgjedhur një qeveri e cila punon për interesat e qytetarëve e jo për klientelën e vet.
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...