Këto janë kriteret që duhet plotësuar komunat që ta fitojnë grantin 1.2 milion euro që do të ndahet nga MMPH

14:51 | 6 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Është mbajtur takimi i radhës i Task-Forcës për pastrimin e Kosovës.

Ministritë e përfshira kanë raportuar për angazhimin në fushatën e pastrimit si dhe janë prezantuar të dhënat për rezultatet e arritura deri më tani.

Të gjitha Ministritë kanë qenë të gatshme që të vazhdohet edhe disa ditë zgjatje të këtij pastrimi nëse është e nevojshme.
Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi ka treguar edhe disa gjëra që janë bërë gjatë kësaj periudhe.

“1000 uniforma i janë ndar kompanive të pastrimit për punëtorët. Jemi në plan për shpërndarjen e 500 kontenjerëve. Do të fokusohemi në pika kufitare, breze lumore. Janë vendosur dhe po vazhdojnë të vendosen 500 tabela me të cilat kërkohet që të mos hudhen mbeturina në vendet e caktuara. Kam kërkesa për mbështetje me derivatet e naftës që do t’i trajtojmë, janë këkresa nga komunat për kompanitë që kanë punuar vullnetarisht por që ka envojë për angazhim të mëtutjeshëm dhe dot ë shohim se çfarë mundësishë kemi t’i mbështesim”, ka thënë ai.

Matoshi ka treguar edhe kriteret që duhet t’i plotësojnë komunat për të fituar grantin 1.2 milion euro që do të jepet në janar.

“Jemi përcaktuar për 6 kriteret që duhet t’i plotësojnë komunat për ta fituar grantin.

Kërkesat janë:

Krijimi i Taskforcës për pastrim,

Zbatimi i udhëzimit për ndëshkimin për hudhjen e mbeturinave,
Numri i deponive të larguara në raport me numrin e deponive egzistuese,

Krijimi i zonave të gjelbërta,

Numri i vullnetarëve të angazhuar në këtë aktivitet,

Inkorporomi i ideve kreative “, ka thënë ai duke shtuar se ky grant duhet të shfrytëzohet vetëm për ambientin./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/381327669272302/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme