Google ADS

Reagon Pacolli: Mediat serbe qëllimshëm e devijuan deklaratën time për themelimin e zonës ekonomike në Veri

13:08 | 6 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Minstri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj përdorimit të deklaratës së tij nga mediat serbe lidhur me iden e themelimit të zonës ekonomike në veri.

Ai përmes një statsusi në rrjetin social facebook ka thënë se mediat serbe qëllimisht e kanë devijuar deklaratën e tij.

Postimi i plotë:

Mediat serbe qëllimshëm devijojnë deklaratën time lidhur me idenë time të themelimit të zonës ekonomike në pjesën veriore.

Ideja ime nënkupton themelimin e zonës së lirë ekonomike që përfshin proporcionalisht territor nga Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë. Natyrisht në këtë mënyre vendoset kontroll në pjesën ku sot lulëzojnë bandat dhe krimi. Ekonomikisht vetëm kështu mund të ketë stabilitet dhe zhvillim ekonomik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme