Inspektorati Komunal i Ferizajt ka ndërmarr një aksion për të kontrolluar balancimin, drejtshmërinë e peshoreve në furrat e bukës që operojnë në territorin e Ferizajt.
Kjo me qëllim që të shmanget keqpërdorimi eventual në sasi produkti, përkatësisht mashtrim me masën e shprehur në gram të bukëve që shiten nga këto furra, pas ndryshimeve të fundit në tregun e shitjes së bukës në disa qendra të Kosovës.Këto ndryshime kanë nxitur këtë iniciativë të Inspektoratit Komunal që ka rezultuar me kontrollimin e 11 furrave, me ç ‘rast për disa nga to u shqiptuan gjoba për shkakun e mungesës së dokumentacionit, gjegjësisht certifikatës së kalibrimit të peshores.Këtij aksioni i kanë paraprirë denoncimet e qytetarëve për keqpërdorime, përkatësisht mashtrim me sasinë/masën e bukës që shitet në disa prej furrave në Ferizaj, pas ndryshimeve të fundit të çmimit në disa qendra.
Madje, në raportimet që janë bërë pranë Inspektoratit Komunal, qytetarët janë ankuar se furrtarët po ulin sasinë e produktit, duke mashtruar përmes peshoreve të pa verifikuara deri më tani.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë