Në fshatin Senoc të komunës së Rahovecit, kanë nisur punimet në projektin për rregullimin e fushës së hendbollit, rrethojave të fushës së futbollit, oborrin dhe parkingut të Shkollës Fillore “Vëllezërit Frashëri”.
Nisjen e punimeve nga afër i kanë parë sot, kryetari i komunës, Smajl Latifi, i shoqëruar nga Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Daut Krasniqi, kryetar i këshillit të fshatit Senoc
“Sot po i monitorojmë fillimin e punimeve në rregullimin e oborrit dhe parkingut të Shkollës Fillore “Vëllezërit Frashëri” në fshatin Senoc, projekt ky shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe nxënësit e këtij fshati. Po rregullohet edhe rrethoja e fushës së futbollit si dhe po bëhet rregullimi i një fushe të hendbollit”, ka thënë kryetari Latifi.
Kurse, Daut Krasniqi, kryetari këshillit të fshatit Senoc, e ka falënderuar kryetarin për vizitën, ndërsa për fillimin e punimeve në projektin për rregullimin e fushës së hendbollit, rrethojave të fushës së futbollit, oborrit dhe parkingut, ka thënë se vërtetë ky projekte është i nevojshëm për kryerjen e aktiviteteve sportive për nxënësit të cilët i vijojnë mësimet në këtë shkollë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...