Google ADS

Ancelotti: Ta mposhtësh Juventusin, duhet një mrekulli

11:27 | 6 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Carlo Ancelotti ka thënë se ta mposhtësh këtë Juventus, ju duhet një mrekulli.

Carlo Ancelotti ka dhënë një intervistë për ‘La Gazettad dello Sport’, duke thënë se Juventus është skuadra më e mirë në Evropë aktualisht.

“Napoli ka një potencial të madh dhe shoh se mund të arrijmë shumë gjëra në këtë sezon”, tha fillimisht trajneri italian.

“Ne kemi mesfushën më të mirë në Itali. Juventus i paarritshëm? Jo, Juve është shumë e fortë, por nuk janë të pakapshëm. Natyrisht, se ju duhet të besoni në mrekulli që t’i mposhtni ata”, ka shtuar Ancelotti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme