Google ADS

Koalicioni qeverisës, pengesë për funksionalizimin e KQZ-së

08:18 | 6 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është jofunksional që nga marsi pasi anëtarëve të vjetër u ka përfunduar mandati, ndërkohë që presidenti Hashim Thaçi nuk i ka emëruar anëtarët e rinj.

Thaçi ka kërkuar interpretim të Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar se si duhet të jetë përfaqësimi i grupeve parlamentare në KQZ, por Kushtetuesja e ka vlerësuar të papranueshme kërkesën e Thaçit, duke vlerësuar se kjo çështje nuk është nën juridiksionin e Gjykatës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Dilemat e Thaçit kanë qenë nëse 6 anëtarët e rinj të KQZ-së (nga partitë shqiptare) duhet të propozohen nga tri grupet parlamentare që kanë dalë nga zgjedhjet e vitit 2017 e që janë PAN-i (PDK-AAK-Nisma), LDK-ja dhe LVV-ja, ose duhet të propozohen edhe grupet tjera parlamentare që janë formuar pas zgjedhjeve.

Por pas refuzimit të Kushtetueses vlerësohet se presidenti duhet të emërojë për anëtarë të KQZ-së dy përfaqësues nga tri grupet parlamentare: PAN, LDK dhe LVV.

Megjithatë, përfaqësues të koalicionit PAN thonë se ende nuk kanë vendosur se cilët do të jenë dy përfaqësuesit e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme