Vendimi për taksën e vendosur ndaj produkteve Serbe prej 100 për qind, po shihet si e rrezikshme dhe në kohë të papërshtatshëm për Kosovën.
Të paktën kështu janë shprehur deputetet e Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë për arbresh.info, se kushdo që e ka marr këtë vendim ka rrezikuar proceset në të cilat po kalon Kosova dhe e ka marr vendimin në kohën e gabuar.
“Nuk është puna e rrezikimit të marrëdhënieve është problemi se kush e nxiti taksen në prag të marrjes se vendimit për liberalizimin e vizave, kush janë ata njerëz dhe më çfarë qëllimesh që e nxitën taksën në prag të marrjes së liberalizimit të vizave, pse nuk u vendos taksa para pesë vitesh, pse nuk u vendos në kohen e Bajramn Hasanit. Kush e nxiti këtë taksë në prag të liberalizimit e ka bë një hap të tmerrshëm, është vendim i mirë, por jo në këtë kohë dhe nuk e di kush i propozoj dhe kush i tha, me çfarë qëllimesh i tha Kryeministrit me marr ketë vendim në kohen më të rënd të Kosovës,” është shprehur Zeka.
Sipas tij, taksa e vendosur karshi produkteve serbe në këtë kohë, është drejtpërdrejt në konfrontim më Brukselin, e jo më Serbin.
“Taksa është drejtpërdrejt konfrontim më Brukselin e jo më Serbin, na kemi punë më të rëndësishme për shtetin e Kosovës , pse si kemi heq targat e makinave serbe në Kosovë kjo ka qenë më e rëndësishme. Pastaj përmes mekanizmave tjerë kemi mujt mi tregu Serbisë se ne jemi shtet. Vendimi në këtë kohë është në konfrontim më Brukselin, taksa është e drejt, por jo të marrim vendime që dëmtojnë të ardhmen e Kosovës, dhe është vendim i ngutshëm”, ka përfunduar Zeka.
Por mendim tjetër nga Zeka, ka deputeti i opozitës Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas tij, çështja e taksës nuk është e lidhur më procesin e vizave. Ndërsa tregohet kritik ndaj komisionerit për Fqinjësi të Mirë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.
“Unë mendoj se është marr një vendim i drejt dhe i vonuar dhe për çfarëdo vërejtje që ka bërë Hahn, ne nuk duhet të lëshojmë pe sepse ai është dashur të bëjë presion ndaj Serbisë dhe jo ndaj neve. Vetëm na duhet mu interesua për vendin tonë dhe duhet të tregojmë se jemi shtet sovran dhe i pavarur, sepse duke leshu pe dëshirojnë, me na e zhbë shtetin. Unë edhe Vetëvendosje e përkrahim këtë masë dhe Qeveria nuk duhet të hiqet ndaj këtij vendimi deri sa Serbia të na njoh,” ka vlerësuar Kurteshi.
Sipas tij, Evropa është treguar e padrejtë karshi Kosovës.
“Evropa është tregu e padrejtë sepse njërën anë na kanë thanë se janë plotësuar kriteret dhe në anën tjetër nuk na i japin vizat, dhe kjo nuk ka të bëj më taksën. Dhe mendoj se Kryeministri ka bërë mirë që e ka ndërmarr këtë masë,” ka deklaruar deputeti Kurteshi.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës tash e tri javë ka vendosur taksën prej 100 për qind ndaj të gjitha produkteve serbe, të cilat hyjnë në Kosovës. Vendimi thonë se do të mbetet në fuqi deri në njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë./arbresh.info/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...