Google ADS

Agjencia e Kosovës për Forenzikë shënon 15 vjetorin e themelimit

07:59 | 6 Dhjetor 2018
V. S.

 

Agjencia e Kosovës për Forenzikë e Ministrisë së Punëve të Brendshme sot shënon 15 vjetorin e themelimit.

Ceremonia do të mbahet sot nga ora 10:30.

Me këtë rast të ftuar do të jenë: Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,  ministri i Punëve të Brendshme,  Ekrem Mustafa,  si dhe zyrtarë të tjerë të lartë ndërkombëtarë e vendorë.

Që nga krijimi i kësaj agjencie, qeveria amerikane ka investuar shumë më ngritjen e kapaciteteve të nevojshme në luftimin dhe parandalimin e krimit, përmes ICITAP-it të investoi në Kosovë një shumë të konsiderueshme mjetesh për ndërtimin e një laboratori modern të forenzikës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme