Deputeti tregon nëse do të largohet nga posti, pasi nuk u bë liberalizimi

23:51 | 5 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka deklaruar se në të gjitha pikëpamjet, Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave.

Madje ai thotë se kjo meritë Kosovës i takonte para Serbisë, Ukrainës e shteteve të tjera që tashmë kanë liberalizim të vizave.

Madje ai tutje ka shtuar se do të jap dorëheqje pas premtimeve të bëra kohë më parë.

“Deri në votimin e ushtrisë do të mbetem deputet, por do të rishikoj pozicionin tim. Unë do të mbaj qëndrimin tim, por data 14 dhjetor (votimi i ushtrisë) është shumë e rëndësishme”, ka shtuar tutje Kuçi në Tv Dukagjini.

Madje deputeti Kuçi ka thënë se formimi i ushtrisë dhe arritja e një kompromisi për dialogun janë çështje më me rëndësi se liberalizimi i vizave.

“Jam munduar të jem i përgjegjshëm me votuesit e mi dhe besoj se deri tani i tillë kam qenë…Nuk kam pasur asnjë aferë edhe në funksione tjera. Puna më e vështirë është ajo e kryetari të komunës”, ka shtuar tutje Kuçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme