Burnley është mposhtur nga Liverpooli mbrëmjen e sotme (e mërkurë).
Edhe pse arritën të realizojnë të parët, nikoqirët u mposhtën me përmbysje nga skuadra nën udhëheqjen e trajnerit gjerman Jurgen Klopp që mori edhe tri pikë të tjera me fitoren 1 me 3 në stadiumin Turf Moor, shkruan portali arbresh.info.
James Milner, Roberto Firmino dhe ylli kosovar Xherdan Shaqiri ishin realizatorët për mysafirët, ndërsa për skuadrën e Sean Dyches shënoi vetëm Jack Cork.
Mbrojtësi Virgil Van Dijk, i cili shfaqi një paraqitje të mrekullueshme duke fituar një numër të madh duelesh në ajër, është lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje (8.8).
Me notë të lartë është vlerësuar edhe James Milner (8.1), ndërsa Xherdan Shaqiri është vlerësuar me notë mesatare (7.4).
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është mbrojtësi Charlie Taylor i Burnleyt./arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...