Xherdan Shaqiri ka realizuar golin e fundit në fitoren 3 me 1 të Liverpoolit ndaj Burnleyt.
“Redsat” regjistruan fitore me përmbysje në ndeshjen si mysafirë në kuadër të xhiros së 15-të kundër Burnleyt mbrëmjen e sotme (e mërkurë), shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët kaluan në avantazh në minutën e 54′ përmes Jack Cork, por skuadra e Jurgen Klopp barazoi shifrat pas një ore lojë duke shënuar përmes James Milner për 1 me 1.
Menjëherë pas inkuadrimit në fushë, Roberto Firmino dërgoi në avantazh mysafirët duke shënuar me lehtësi pas një asistimi nga mbrojtësi Virgil Van Dijk.
Goli i fundit i shënua nga ylli kosovar Xherdan Shaqiri, i cili gjeti portën bukur pas një kundërsulmi të shpejtë ndërkohë që asistues ishte superylli Mohamed Salah.
Liverpooli tani ka 39 pikë, dy më pak se Manchester City në krye të tabelës./arbresh.info/
https://streamja.com/pE69
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre