Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, tash kryetare e OJQ-së “Lëvizja Evropiane në Kosovë”, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, janë duke punuar në misionin e përbashkët, ndarjen e Kosovës, duke thënë se ky është një projekt i rrezikshëm që kërcënon krejt rajonin.
Ish-deputetja serbe ka thënë në Televizionin serb “N1” se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po i shfrytëzon serbët e Kosovës për të zgjidhur çështje të mëdha kombëtare, apo i keqpërdor duke fshehur paaftësinë dhe humbjen e autoritetit të tij në qarqet ndërkombëtare”.
Trajkoviq vlerëson se “Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka një komunikim të mirë, transparent dhe jo transparent me presidentin e Serbisë”.
“Ata kanë kontakte pothuajse të përditshme, ata sinkronizojnë aktivitetin e tyre, ndihmohen në mënyra të ndryshme dhe shfrytëzojnë të gjitha mënyrat për të mbështetur njëri-tjetrin. Në fakt ky është një ekip në një mision”, tha Trajkoviq.
“Vuçiq dhe Thaçi nuk e kuptojnë se këto negociata po bëhen në një vakuum, këto negociata janë duke u zhvilluar në një mjedis të shteteve shumë jo stabile. Vetëm elita papjekur politike është duke u përpjekur, edhe pse ka mbështetje diku në botë, për të instaluar një projekt të Lindjes së Mesme 2 në Ballkan nëpërmjet projektit të ndarjes së Kosovës. Ky është një projekt i rrezikshëm që drejtpërdrejt kërcënon jo vetëm serbët nën Ibër, por të gjithë rajonin “, vlerësona Trajkoviq, përcjell Telegrafi.
Ajo thotë se problemi më i madh është se Vuçiç pranoi për të negociuar zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Trajkoviq thotë se Milan Radojiçiq vendos se kush do të jetë kryetari në të gjitha 10 komunat me shumicë serbe dhe përcakton se kush do të jetë ministër në Qeverinë e Kosovës.
Ajo vlerëson se situata në Kosovë nuk është aq dramatike, sikurse paraqitet nga mediat në Beograd.
“Sidomos nuk është dramatike për ne serbët në Kosovë. Ende i kemi raftet plotë me artikuj të ndryshëm. Unë e di që Graçanica, sepse gjatë e kam udhëhequr shëndetësinë, furnizohet me oksigjen nga Kosova … Unë mendoj se kjo është më shumë dramë për Beogradin, më shumë do të godasë buxhetin e shtetit dhe biznesmenët në pjesën tjetër të Serbisë, se sa do të rrezikojë drejtpërdrejt stabilitetin e serbëve “, thotë ajo.
Duke folur për rritjen e taksës për importin e mallrave nga Serbia, Trajkoviq mendon se ky është vendim është më shumë politik sesa ekonomik, që do të ketë një afat të kufizuar të ekzistimit.
“Nëse ne shikojmë nga prizmi ekonomik, taksa rrezikon të gjithë banorët e Kosovës, sidomos biznesmenët, veçmas shqiptarët”, tha ajo.
Sipas Trajkoviqit, me këtë taksë Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, që është në konflikt me Presidentin Thaçi, donte të ndalë procesin e negociatave.
Trajkoviq thotë se për këtë veprim “Haradinaj ka mbështetje pothuajse unanime në shoqërinë shqiptare – nga qarqet elitare dhe populli”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...