Google ADS

Moti për pesë ditët në vijim

19:56 | 5 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Gjatë ditëve të ardhshme në vendin tonë pritet mot më i ftohtë, e në fundjavë edhe me reshje shiu.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat minimale do të luhaten nga -4 gradë Celsius deri në 0 gradë , ndërsa ato maksimale nga 4 gradë Celsius deri në 7 gradë Celsius.

6.12 – Mot më i ftohtë, në mëngjes me ngrica dhe vranësira, e gjatë ditës priten kthjellime.
7.12 – Mot kryesisht me diell dhe vranësira të larta. Në mëngjes ngricë, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.
8.12-9.12 – Ditën e shtunë, mot kryesisht me vranësira, e pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, të cilat më vonë mund të përzien edhe me reshje bore, e në vise më të larta të shndërrohen në reshje bore. Reshjet do të vazhdojnë deri të dielën në mëngjes, e më pas, gjatë ditës së diel, priten kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.
10.12 – Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët. Herët në mëngjes priten reshje bore, e gjatë ditës kohëpaskohe me shi të dobët, ndërsa në vise malore do të vazhdon të bie borë.

Pritet të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s, e në fundjavë mesatare nga jugu dhe verilindja 3-7m/s

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme