Një ministër i Zaevit, me disa familjarë të tij, po dyshohet se i mori një biznes milionësh një afaristi nga Maqedonia nën trysninë e armës dhe kërcënimit për vrasjen e tij dhe familjes.
Dyshimet, i dëmtuari thotë se i ka paraqitur në Policinë Financiare dhe se ka frikë që pushteti do të ndërhyjë, meqë bëhet fjalë për një ministër të qeverisë!
Afaristi, për televizionin “TV21” tha se dosjen ia dorëzoi policisë financiare, dhe paraqiti provat e tij, një ditë pasi ministri në fjalë deklaroi publikisht se ai dhe familjarë të tij, ishin kërcënuar me jetë nga tre persona.
“Iu lajmërua kushëririt tim në telefon. ‘Unë jam vëllai i ? ku jeni ju tani’, pyeti ai!? Ti, vëllai yt dhe Adnani do të vij tani me pistoletë dhe do ju vras të gjithëve”, tha Ministri pa resor, Adnan Qahil.
Kjo deklaratë e ministrit Adnan Qahil, ka shtyrë personat që i përmend ai, të rrëfehen për akuzat që i bëri publikisht ministri.
Ervin Sejfulla, pretendon se është viktimë e ministrit Qahil, dhe se akuza e ministrit se e kërcënoi Ervini dhe dy miqtë e tij që i përmendi, është gënjeshtër.
Madje për këtë, ai i paraqiti publikisht një dosje, të cilën thotë se ia ka dorëzuar edhe Policisë Financiare, dhe për këtë arsye, siç pretendon afaristi turk, kanë nisur hetimet ndaj ministrit Adnan Qahil.
Në dosjen e dorëzuar në Policisë Financiare, vërehen biseda telefonike, SMS-të, dhe letra të tjera të pronësisë së firmës “Manora Logistik dhe Marketing DOO”, përmes së cilës dosje Ervin Sejfulla akuzon ministrin Qahil dhe familjarë të tij, se ia mori me dhunë, dhe nën kërcënimin për jetë!
Nga televizioni “TV21” thonë se kanë kontaktuar me ministrin Adnan Qahil për të marrë përgjigje rreth akuzave që ia bëri afaristi turk, por i njëjti refuzoi të komentojë, dhe kërcënoi se do ta padisë televizionin nëse del lajmi.
I dyshuari i dytë që përmend ministrin Qahil si person që e ka kërcënuar kushëririn e tij, tregon çka ndodhi saktësisht, dhe për këtë sjell edhe audio-incizimin e bisedës me kushëririn e ministrit./Tv21/
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024