Shala, Gjurxheviqit: Ekonomia e Kosovës po vazhdon zhvillimin edhe pas taksës 100%

19:42 | 5 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Tregtisë, Endrit Shala, ka thënë se ekonomia e Kosovës vazhdimisht është duke u zhvilluar pavarësisht taksës së vendosur ndaj produkteve të Serbisë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala derisa është përballur me Nenad Gjurxheviq nga Oda Ekonomike e Serbisë në një debat televiziv të Al Jazeera, ka kërkuar që Komisioni Europian si dhe Serbia bashkë Bosnjë e Herzegovinën të nisin ta trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe të respektojnë marrëveshjen, njofton Klan Kosova.

”Me respekt të plotë ndaj jush (Nenad Gjurxheviq) këto humbje që i cekët ku folët për humbjet tona edhe tuaja, ku theksuat se ka humbje, kompanitë nga Kosova asnjëra ska pasur mundësi të jetë pjesë e tenderimit sepse nuk është njohur asnjë dokument i Republikës së Kosovës”, ka thënë Shala shkruan klankosova.

”Të kthehem në ekonominë e Kosovës, faleminderit për brengosjen tuaj, por garantoj se kësisoj ekonomia e Kosovës zhvillohet akoma më shumë dhe ekonomia jonë ka filluar të hapet tregjeve të tjera. Tani jemi orientuar drejt disa shteteve të tjera të rajonit. Duam të bashkëpunojmë me Bosnjën dhe Herzegovinën e me vendet që jemi fqinj, e faleminderit për brengosjen duke qenë se importojmë mallra”.

”Para se të fillojmë të bisedojmë për certifikatat e në të vërtetë a e dini që ju nuk i njihni dokumentet e Kosovës?”.

”Sa humbni kohë të përjashtohet Kosova nga CEFTA atëherë nisni ta trajtoni Kosovën si shtet. Nëse dëshironi të keni marrëdhënie tregtare me Kosovën. Nuk desha të flas shumë për detajet teknike, neve këtë vendim e kemi marr në bazë të pikës 11 dhe 17 të kontratës me CEFTA-n dhe saktësisht ju e dini se çka shkruan në të”, është shprehur Shala.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme