Gazeta serbe “Novosti” ka shkruar sot se ata kanë “zbuluar” që CIA përmes Durrësit ka dërguar një anije plot me armatim për ushtrinë e ardhshme të Kosovës, me qëllim që sipas tyre këto të përdoren për marrjen e pjesës veriore të Kosovës.
Sipas këtij mediumi serb, shërbimi sekret i Kosovës tashme i ka armatosur disa pjesëtarë të tyre në Mitrovicën Jugore dhe thonë se kjo lojë që ata e quajnë djallëzore udhëhiqet nga Amerika.
“Ata përmes Thaçit dhe ministrit Endrit Shala kanë propozuar futjen e taksës, me qëllim që ta provokonin Haradinajn që të ndërmerrte masa edhe më radikale. Kjo do të shkaktonte reagimin e Beogradit dhe të çonte në konflikt të kufizuar në Veri të Kosovës. Prandaj Prishtina kërkon të përforcojë praninë e KFOR-it në veri dhe të vulosë kufirin me Serbinë për të parandaluar kontrabandën e mallrave”, citon burimin e tyre gazeta Novosti, transmeton Klan Kosova.
Po ashtu për ta ka folur edhe zyrtari i pensionuar i inteligjencës, Ljuban Karan, i cili ka deklaruar se në rast se Serbia do të ishte e detyruar të ndërhynte në Veri për t’i mbrojtur “njerëzit e tyre” me veprime ushtarake ose policore, shqetësuese sipas tij është abuzimi i KFOR-it apo mundësia që kjo ushtri t’i ‘kontrabandojë’ ushtarët kosovarë në formacionet e tyre dhe atëherë Serbia do të përballej me një provokim të madh, meqë në rast të ndërhyrjes mund të binte në konflikt me forcat ndërkombëtare dhe të ri-akuzohej për agresion.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj