Google ADS

Pacolli takohet me presidentin e Gambias, merr mbështetje të fortë për Kosovën

18:41 | 5 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli po qëndron në Gambia ku edhe është takuar me presidentin e këtij shteti, Adama Barrow.

Pacolli tha se gjatë këtij takimi presidenti i Gambias i dha një mbështetje të fortë për Kosovën dhe integrimin e saj në Bashkimin e Evropian.

Postimi i plotë i Pacollit:

Në Gambia, vizitën bilaterale e fillova me takimin me presidentin e këtij shteti Adama Barrow i cili dha një mbështetje të fortë për Kosovën dhe integrimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare.
Ai më siguroi se Gambia do të mbetet një aleat i palekundur diplomatik i Kosovës në Afrikë dhe më gjerë. E kam ftuar atë të vizitojë Kosovën dhe do të shqyrtojmë disa fusha të mundshme të bashkëpunimit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme