Google ADS

Ministri Ismaili nënshkroi sot Planin e Veprimit për Rezistencën Antimikrobike

17:24 | 5 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili nënshkroi sot Planin e Veprimit për Rezistencën Antimikrobike, që synon të ulë përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve nga qytetarët e Kosovës.

“Për vite më radhë ne kemi përdorur pesëfish më shumë antibiotikë se qytetarët e shteteve tjera evropiane. Këto shifra kanë qenë alarmuese”, tha Ministri Ismaili, me rastin e nënshkrimit të këtij plani të hartuar nga grupi i ekspertëve vendor, i themeluar për këtë qëllim.

Prandaj theksoi ai, “jam i lumtur që po krijojmë politikë të re me të cilën do ta trajtojmë këtë problem”.

Plani i veprimit do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjitha spitalet tona publike, partnerët shëndetësorë, veterinarë e mjedisorë për të ulur rezistencën ndaj antibiotikëve dhe rritur sigurinë shëndetësore të popullatës.​/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme