Google ADS

Edinson Cavani i pakënaqur në PSG?

16:19 | 5 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Raportet në Francë pretendojnë se Edinson Cavani është gjithnjë e më i pakënaqur në Paris Saint Germain pas thashethemeve që mund të rikthehet te Napoli gjatë verës.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka deklaruar hapur që ai do të mirëpriste rikthimin e sulmuesit, por atij i duhet t’ia zvogëlojë pagën, transmeton portali arbresh.info.

Uruguaiani ka edhe një tjetër vit e gjysmë në kontratën e tij, por L’Equipe raporton se sulmuesi nuk është aspak i lumtur në Parc des Princes.

Cavani nuk luajti as një minutë të vetëm në barazimin ndaj Bordeauxit të shtunën dhe do të startoj sonte kur disa nga bashkëlojtarët e tij do të pushojnë.

Gazeta shton se lidhje e tij me Neymarin dhe Kylian Mbappen është e dobët si dhe që lojtari ndihet i pavlerësuar nga PSG.

Neymar dhe Mbappe trajtohen mirë, ndërkohë që ekziston një “klan i fortë brazilian” në zhveshtore – pjesë e të cilit nuk është uruguaiani.

Cavani beson se ai ka humbur ndikimin e tij në PSG, madje edhe pse ende pëlqehet nga tifozët.

Edhe pse në të kaluarën është thënë se ai ka ndërmend të qëndrojë deri në fund të kontratës, L’Equipe raporton se ai mund të vendos për largim gjatë verës në rast se situata nuk ndryshon./arbresh.info/

Ballina e gazetës franceze L’Equipe

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme