Cristiano Ronaldo ka pësuar një nga humbjet më të mëdha në aspektin individual në futboll.
Pavarësisht sukseseve me Real Madrdin ku kompletoi një sezon të paharruar, Ronaldo, tash lojtar i Juventusit, nuk ka arritur të fitoi për të gjashtën herë Topin e Artë, duke u mundur nga Luka Modric.
Mesfushori kroat mori shumicën e votave nga gazetarëve votues, që vinin nga 180 vende të botës.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka sjellë reagimet e para të Ronaldos pas dështimit për të fituar Topin e Artë.
Sipas Allegrit, Ronaldo tani do të punojë shumë për të fituar Topin e Artë me Juventusin.
“Shumë keq që Ronaldo nuk e ka marrë atë çmim, sepse e meritonte pas asaj që bëri me Real Madridin”, ka deklaruar Allegri.
“Nuk ka dyshime se kjo gjë do të jetë motivim shtesë për të, do të jetë edhe më mirë për të që Topin e Artë të gjashtë ta fitojë me Juventusin”
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...