Në kuadër të investimeve kapitale të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN), për vitin 2019, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në bashkëpunim me Universitetin ”Haxhi Zeka”në Pejë do të themelojë Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në këtë qytete, saktësishtë në hapësirën e këtij universiteti.
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë z. Besim Beqaj, për të lansuar këtë projekt të rëndësishëm ka vizituar sot Universitetin Publik të Pejës ”Haxhi Zeka”, në hapësirat e të cilit do të jetë Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Gjatë kësaj vizite, Ministri Beqaj ka takuar Rektorin Prof. Dr. Fadil Millaku, Dekanin z.Halit Shabani dhe Sekretarin z.Astrit Adema. Së bashku kanë vizituar ambientet e dedikuara nga Universiteti për këtë Qendër. Ministri Beqaj ka folur për rëndësinë e Qendrës edhe para studentëve të shumtë të Universitetit të Pejës.
”Është kënaqësi e veçantë të shoh entuziazmin e madh të studentëve nga Peja me rrethinë, që ishin në numër kaq të madh, për të dëgjuar dhe për të bashkëbiseduar për idenë e kësaj Qendre”, tha ministri Beqaj.
Misnistri Beqaj shtoi se ky është një lajm i mirë për Pejën dhe themelimi i Qendrës ka për qëllim të lidhë shkencën me biznesin.
Ai poashtu, theksoi rëndësinë e veçantë dhe potencialet e mëdha që ka ky rajon për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.
Ministri Beqaj, u bëri thirrje të rinjve të kësaj ane që idetë dhe njohuritë e tyre t’i zhvillojnë përmes inovacionit dhe ndërmarrësisë, në mënyrë që e ardhmja e tyre
dhe e vendit të jetë e sigurt dhe e suksesshme./arbresh.info/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok