Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviceviq, ka komentuar shortimin e shtetit të tij me Kosovën në grupin A, në kualifikimet për Euro 2020.
Mali i Zi, së bashku me Kosovën, Anglinë, Çekinë dhe Bullgarinë janë pjesë e grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian të vitit 2020, që për herë të parë do të organizohet në 12 vende.
Dejan Savicevic duke komentuar përballjen me Kosovën, nuk ka fshehur shqetësimin e tij për organizimin e kësaj ndeshje në Podgoricë.
Ish lojtari i Milanit që tani drejton federatën e Malit të Zi, ka thënë se kjo ndeshje mund të paraqes rrezik sikurse ajo me Serbinë, pasi do të ndikohet nga tre palë, nga serbët, shqiptarët dhe malazezët.
“Për ne, si federatë, do të jetë shumë e vështirë për t’u organizuar kjo ndeshje”, ka deklaruar Savicevic për Telegrafin serb, përcjell lajmi.net.
“Mendoj se policia jonë kundër Serbisë ka treguar se e di se po organizon një ngjarje të madhe,kështu që mendoj se kjo lojë kundër Kosovës do të funksionojë gjithashtu. Është edhe më e vështirë se një ndeshje me Serbinë, sepse tani do të kemi tre anët: serb, malazez dhe shqiptar.
Savicevic ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të FFK-së, Agim Ademi, që ka thënë se Kosova është një nga dy ekipet më të mira në grup.
“Ky është mendimi i tij. Personalisht, unë mendoj se është një deklaratë pak e ekzagjeruar, por ata ndodhen në eufori pas fitores në Ligën e Kombeve”, ka shtuar Savicevic.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...